Conference League, 7 ekipe shqiptare në turin e dytë kualifikues

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 14:49 | Futboll

Vetëm tre nga shtatë skuadrat e angazhuara në Conference League u kualifikuan. E megjithatë në turin e dytë të aktivitetit do të luajnë sërish 7 ekipe nga të gjitha trojet shqiptare.

Tiranës, Dukagjinit dhe Shkupit, që siguruan vazhdimin më tej me rezultatet në fushë, i shtrohen 4 skuadra. Prej tyre, tre kanë zbritur nga Champions League.

Bëhet fjalë për Partizanin, Ballkanin dhe Strugën, që pasi humbën përballjet në aktivitetin më të rëndësishëm, zbritën në turneun e tretë për nga rëndësia të UEFA-s. Ndërkohë, Drita fituese e Kupës në Kosovë e nis aventurën ndërkombëtare nga turi i dytë.

Ndeshjet nisin më 25 korrik, me Partizanin dhe Ballkanin që luajnë përkatësisht kundër Atletic Eskalades nga Andorra dhe irlandezo-veriorëve të Larne. Më 26 korrik, në fushë zbret Struga, që do të ketë përballë malazezët e Buduçnost.

Në datën 27 korrik luajnë 4 ekipet e tjera. Sfida më prestigjioze është ajo e Tiranës kundër gjigandëve turq të Beshiktashit. Drita luan ndaj çekëve të Victoria Plzen, Dukagjini kundër kroatëve të Rijeka, ndërsa Shkupi me bullgarët e Levski Sofje.

Në letër, sfidat janë më të lehta për tre skuadrat që kanë zbritur nga Champions dhe do të ndjekin rrugën e kampionëve. Në anën tjetër, ekipet e angazhuara prej fillimit në Conference League, me Tiranën në krye, do të kërkojnë një mrekulli për të vazhduar më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos