Conference League, Ballkani kundër Sivasspor për të ëndërruar kualifikimin

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 12:01 | Futboll
Conference League, Ballkani kundër Sivasspor për të

Nga fitorja historike në grupet e turneve të UEFA-s, te takimi në Presidencë me Vjosa Osmanin dhe sërish në fushë. Ballkani luan mbrëmjen e sotme ndaj Sivasspor, pas fitores së javës së kaluar në Turqi.

Një tjetër sukses do ta vendoste ekipin nga Suhareka në pozitë komode për të synuar kalimin e grupeve.

“Me mbështetjen e gjithë tifozëve nga Kosova dhe tifozerisë suharekase do të bëhet më e lehtë. Mbushja e stadiumit rrit pritshmëritë që kanë tifozët. Përgjegjësia për ne tanimë është edhe më e madhe. Jemi të gjitha skuadrat me nga katër pikë, kjo tregon se nuk ka ndeshje të lehta. Ne jemi gati, por ndeshjen e nesërme duhet të bëjmë më shumë sesa në Turqi për të marrë më të mirën”, tha trajneri Ilir Daja.

https://a2news.com/2022/10/07/ballkani-siguron-36-milione-euro-nga-conference-league/

7000 biletat në stadiumin “Fadil Vokrri” u shitën të gjitha në harkun e pak orëve. Ballkani kryeson grupin me 4 pikë, aq sa Slavia, Sivasspor dhe CFR Cluj. Ndeshja nis prej orës 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos