Videoja shokuese e Real Madrid, publikon pamjet e qepjes së Rudiger

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 08:49 | Futboll

Real Madrid ka postuar në Instagram videon pa censurë të trajtimit mjekësor që mori Antonio Rudiger në dhomat e zhveshjes, pas përplasjes së fortë kokë më kokë që pati me portierin e Shakhtar Donetsk, në momentin e shënimit të golit të barazimit.

Mbrojtësi gjerman pësoi një çarje të thellë në fytyrë dhe klubi spanjoll e pa të arsyeshme që të publikonte momentin kur mjekët e qepnin, ndërkohë që Alaba dhe Kroos vëzhgonin operacionin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/12/sakrifice-dhe-gjak-sekuenca-e-golit-te-rudiger/

A2 CNN Livestream

Latest Videos