Rezultati në qershor, spitali britanik teston ilaçin e ri kundër COVID-19

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 18:44 | Bota
Rezultati në qershor, spitali britanik teston ilaçin e ri

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillojnë një ilaç të ri për të trajtuar pacientët me COVID-19. Testimet po kryhen në Spitalin Universitar të Southampton.

Medikamenti është krijuar nga kompania “Synairgen”, dhe përdor një proteinë të quajtur “interferon beta”, të cilën e prodhon trupi ynë kur preket nga një infeksion viral.

Rezultatet paraprake të këtij testi priten të dalin deri në fund të qershorit. Studiuesit shpjegojnë se koronavirusi i ri frenon prodhimin e proteinës, interferon beta, si pjesë e strategjisë për të pushtuar sistemin tonë imunitar.

https://a2news.com/2020/04/18/vaksina-mund-te-jete-gati-ne-vjeshte-shkencetaret-ne-oksford-sfide-prodhimi-i-miliarda-dozave/

 Medikamenti i ri synon të rrisë praninë e kësaj proteine në trupin e njeriut, për të nxitur një kundërpërgjigje më të fortë antivirale te pacientët. Aktualisht nuk ka asnjë ilaç të konfirmuar që mund të luftojë koronavirusin e ri, ndërsa doktorët po mbështeten kryesisht tek sistemi imunitar i pacientëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos