Rrëzohet avioni me pajisje kundër koronavirusit, raportohen viktima

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 08:18 | Bota
Rrëzohet avioni me pajisje kundër koronavirusit, raportohen viktima

Një avion që transportonte pajisje mjekësore dhe mbrojtëse kundër koronavirusit u aksidentua në Somali duke shkaktuar vdekjen e 6 personave që ndodheshin në bord.

Avioni i kompanisë “African Airways” ishte nisur nga aeroporti i Mogadisho me pajisje mjekësore për disa zona në nevojë dhe u përplas pak para se të mbërrinte në qytetin Bardale, në jug të vendit.

Si pasojë e aksidentit 6 persona humbën jetën, ndërkohë që një hetim ka nisur për gjetjen e shkaqeve të rënies së avionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos