Duket si një skenë lufte, por është me shumë mundësi pasojë e pakujdesisë shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë në qytezën mesjetare të Marinos, pak kilometra nga Roma.
Shpërthimi sipas dinamikës ka ndodhur pas një humbje gazi. Deri më tani 3 persona kanë dalë nga rrënojat, dy gra dhe një fëmijë, por forcat e shpëtimit po kërkojnë ende persona të tjerë që nuk gjenden, në 6 apartamentet e përfshira në shpërthim.
Në lagjet e vjetra italiane po bëhen gjithmonë më të shpeshta aksidentet me bombolat e gazit, që shpesh herë harrohen të hapura nga pakujdesia. (A2 Televizion)