
Kryeministri Italian Giuseppe Conte siguroi mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit, në të parin e dy votëbesimeve kyçe me të cilat përballet këtë jave, e që do të përcaktojnë të ardhmen e qeverisë së tij.
Conte fitoi një shumicë absolute në votëbesimin e dhomës së deputetëve mbrëmjen e së hënës. Nëse do të kishte humbur, 56-vjeçari do të duhej te jepte dorëheqjen.
Procesi do të përsëritet edhe në Senat, ditën e sotme. Ekzistenca e qeverisë së brishtë mes lëvizjes së 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike, u vu në pikëpyetje partia e ish-kryeministrit Matteo Renzi, Italia Viva, u tërhoq nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me planin për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Conte, i cili nuk është anëtar i asnjërës prej partive në pushtet, fitoi votëbesimin në Dhomën e Ulët me 321 vota pro dhe 259 kundër, pas i kërkoi ndihmë deputetëve liberalë pro-europianë përmes një fjalimi të pasionuar.
“Po ju kërkoj sot të na ndihmoni për të rinisur me shpejtësinë maksimale, për të shëruar plagët që na shkaktoi kjo krizë e për të rikonfimuar paktin tonë të besimit me qytetarët”, ishin fjalët e tij.
Conte do të përballet me një test më të vështirë në Senat, ku qeveria ka një shumicë më të lehtë, madje edhe me 18 senatorët e Italia Viva. Analistët thonë se numrat mbetet të pasigurt, por kryeministri mund të sigurojë votat e nevojshme për të mbijetuar, nëse senatorët e Renzit do të abstenojnë, ashtu si kanë paralajmëruar. Megjithatë, në këtë rast Italia do të kishte një qeveri pakice, e cila do të ta kishte ekstremisht të vështirë të miratonte legjislacionet. (A2 Televizion)