
Inter do të përballet mbrëmjen e së mërkurës me Borussia Dortmund në ndeshjen e tretë të grupit në Champions League.
Edhe pse në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë (barazim me Slavia dhe humbje me Barcelonën), trajneri Antonio Conte nuk e konsideron si finale takimin me gjermanët.
“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre të fortë, por më duket e tepruar ta quaj finale. Finalet luhen më vonë”, tha Conte.
Sipas tij, mentaliteti i Interit nuk do të ndryshojë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.
“Nuk dimë të presim mbrapa. Duam të imponojmë idenë tonë të futbollit, edhe duke rrezikuar”, theksoi Conte. (A2 Televizion)