Duka konfirmon Rejan: Mbetet trajneri kuqezi

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 16:18 | Futboll
Duka konfirmon Rejan: Mbetet trajneri kuqezi

Pavarësisht si mbyllen kualifikueset e Shqipërisë në Europianin 2020, Edy Reja do të mbetet në krye të Kombëtares, të paktën edhe për edicionin në vazhdim.

Pas konfirmimit të dhënë nga Moldavia, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha një tjetër mesazh, se akordi me trajnerin është mbyllur dhe mbetet vetëm formalizimi me firmën në kontratën e re.

“Është e sigurtë që Edy Reja do të vazhdojë të jetë në krye të stolit të Kombëtares. Trajneri ka kthyer klimën pozitive në skuadër”, deklaroi Duka.

Gjatë inspektimeve në stadiumin e ri të Kukësit, kreu i federatës foli edhe për Arenën Kombëtare, ku pavarësisht fluksit të punimeve, impianti modern do të inaugurohet më 17 nëntor, në ndeshjen ndaj Francës kampione të botës: “Arena Kombëtare do të jetë gati më 17 nëntor. Stadiumi ka ende punë, por ndeshja me Francën do të luhet me patjetër aty”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos