Brazili ka tejkaluar 150 mijë viktimat, vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që tejkalon pragun dramatik.
Vendi më i madh i Amerikës së Jugut ka përjetuar ditë dramatike veçanërisht në muajt korrik dhe gusht, ku sistemi shëndetësor shkoi në kolaps të plotë, dhe e gjithë bota përjetoi me ankth hapjen e varreve masive kudo në vend, me më shumë se 1 mijë të vdekur në ditë.
Sot, situata duket relativisht në përmirësim, edhe pse shifrat mbeten tragjike. Javën e fundit, mesatarja e viktimave ishte 598, më e ulëta nga muaji maj.
Brazili ka tejkaluar 150 mijë viktimat nga COVID-19 E gjithë bota përjetoi me ankth hapjen e varreve masive kudo në vend Javën e fundit, mesatarja e viktimave ishte 598, më e ulëta nga muaji maj Qytetet më të mëdha kanë filluar të hapin sërish shkollat, por edhe aktivitete si kinematë dhe teatrot Jair Bolsonaro ka rritur konsensusin e tij në sondazhet e fundit, për menaxhimin e krizës aktuale. Me maskë në Brazil Brazil
Qytetet më të mëdha kanë filluar të hapin sërish shkollat, por edhe aktivitete si kinematë, teatrot, edhe pse mundësia e një përkeqësimi është mundur.
Ndërkohë, presidenti Jair Bolsonaro, i njohur për pozicionin e tij nënvlerësues për virusin edhe pse ka qenë pozitiv ndaj COVID-19, po njeh një valë konsensusi në sondazhet e fundit. Arsyeja është, sipas opinionit publik, në menaxhimin e krizës aktuale.
“Jeta vazhdon, Brazili duhet të vazhdojë të prodhojë”, deklaroi ai në pikun e përhapjes së pandemisë, duke shpërndarë miliona dollarë ndihmë direkte për shtresat më të ulëta dhe të prekura nga mbyllja e aktiviteteve. Rreth 40% e të anketuarve e gjykon qëndrimin e Bolsonaros ndaj COVID-19 si të shkëlqyeshëm. (A2 Televizion)