
Pandemia e Koronavirus rikthehet edhe njëherë në problem për eventet sportive.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, Moto Grand Prix nuk do të garojë këtë vit në Tajlandë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, ka qenë e pamundur për të konfirmuar Çmimin e Madh të Buriram, pista tajlandeze e cila pret Moto GP në fundjavën mes datave 15 deri më 17 tetor.
Për momentin po shqyrtohet se ku mund të zëvendësohet kjo garë dhe shumë shpejt do të ketë një përditësim nga organizatorët e Moto Grand Prix. (A2 Televizion)