Covid-19 në rajon, 89 të infektuar në Greqi, 7 në RMV dhe 4 në Serbi

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 14:14 | Aktualitet
Covid-19 në rajon, 89 të infektuar në Greqi, 7 në RMV dhe 4

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në rajonin e Ballkanit. Greqia ka numrin më të lartë me 89 pacientë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa në Maqedoni të Veriut ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Në total janë 7 persona të infektuar, mes të cilëve dhe drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Biljanovska.

Kjo e fundit ishte kthyer nga Italia një javë më parë dhe nuk ishte paraqitur në spital. Megjithatë të dielën kishte mbajtur një fjalim në një konferencë shkencore, ku ishin të pranishëm rreth 100 persona. Klinika është mbyllur për dy javë, ndërsa personat që kanë pasur kontakt me Biljanovskën janë vendosur në izolim.

Sa i përket Serbisë, të infektuarit janë 4, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë numri i personave të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 5. Vetëm Mali i Zi dhe Kosova kanë mbetur të paprekur nga kjo epidemi globale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos