Fillim zhgënjyes i sezonit, Manchester United shkarkon Michael Carrick

Nga Dea Kozma
12 Nëntor 2026, 15:17 | Futboll

Fillim zhgënjyes i sezonit, Manchester United shkarkon Michael Carrick

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Michael Carrick, i cili nuk do të jetë më në krye të ekipit të parë.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi anglez ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për ndryshim në stolin e trajnerit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, pavarësisht rezultateve pozitive që Carrick kishte arritur në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Carrick ishte rikthyer në Manchester United në janar dhe arriti ta udhëhiqte ekipin drejt pozitës së tretë në Premier League, duke fituar 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të sezonit 2025/26.

Sipas klubit, Manchester United grumbulloi më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në ligë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë vlerësuar se një ndryshim në bankinë është i domosdoshëm për të përmbushur objektivat e vendosura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos