COVID-19, vijon situata e rënduar, por Kosova nis fluturimet

Nga A2 CNN
28 Qershor 2020, 16:16 | Kosova
COVID-19, vijon situata e rënduar, por Kosova nis fluturimet

Edhe pse situata me COVID-19 mbetet e rënduar në Kosovë, gjithsesi vendi vijon paralelisht me rihapjen e kufijve.  Sot, rreth 50 minuta pas mesnatës u krye edhe fluturimi i parë për në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku bëhet fjalë për një avion i cili solli udhëtarët që ishin nisur nga Bazeli i Zvicrës.

Në 24 orët e fundit, u raportuan 96 raste të reja të prekur me koronavirus, ndërkohë që komunat më të prekura janë Prishtina, Prizreni dhe Peja. Klinika Infektive e Kosovës njoftoi ditën e djeshme se tre pacientë kanë ndërruar jetë, 2 prej të cilëve nga Prizreni, ndërsa i treti nga Suhareka.

 Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos