Ish i dërguari i posaçëm i BE: Iniciativa amerikane për dialogun ka vdekur. Të mbahen zgjedhjet në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 14:42 | Kosova
Ish i dërguari i posaçëm i BE: Iniciativa amerikane për

Wolfgang Petritsch, ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Kosovën gjate viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, tha gjatë një intervistë për Evropa e Lirë se iniciativa amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund të konsiderohet e vdekur, pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Eksperti për Ballkanin beson se në Kosovë duhet mbajtur zgjedhje të reja dhe deri atëherë, Prishtinës zyrtare do t’i mungojë një përfaqësues i fuqishëm në procesin dialogues.

Në dallim nga iniciative amerikane, Petritsch beson se Bashkimi Evropian ka para vetes një mundësi të papritur për t’u kthyer në rolin udhëheqës të bisedimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos