
Pandemia nuk ka mbaruar. Ndonëse në fazë endemike, koronavirusi vijon të infektojë. Më shumë se 1 mijë qytetarë u prekën muajin e shkuar nga Covid-19, shifër kjo disi më e ulët krahasuar me majin e vitit 2021, por gati 3-fish më e lartë se i njëjti muaj i 2020-s.
Por për shumë qytetarë, pandemia ka mbaruar dhe vaksinimi nuk po vlerësohet më si nevojë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e vaksinimeve, që në maj arritën në nivelet më të ulëta me rreth 1 mijë doza të injektuara çdo ditë, përfshirë këtu edhe ato të kryera jashtë vendit.
Prej 1 majit, Shqipëria është zyrtarisht “Covid-free”. Mjekët ndërkohë bëjnë thirrje p֝ër të respektuar lirinë, pasi ardhja e turistëve dhe shtimi i pushuesve në bregdet, mund të nxisë infektimet.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit janë vaksinuar me doza të para më pak se 47 për qind e popullatës, me të dyta rreth 44.5 për qind dhe me të treta, 11 për qind. (A2 Televizion)