
10% e personave që kanë kaluar koronavirusin tashmë po vuajnë nga pasojat e Covidit të gjatë. Lodhje e vazhdueshme, dhimbje koke, dobësim memorie dhe vështirësi në frymëmarrje janë ankesat më të shpeshta te këta persona.
Mjekët thonë se shqetësimet nga Covidi i gjatë zgjasin 6 muaj deri 1 vit pas infektimit. Pneumologu Arben Tanka thotë se shqetësimet e Covidit të gjatë nuk duhen neglizhuar, por as nuk duhet të vetëmjekohemi. Ndërkohë, në pavionin post-Covid, në sptalin “Shefqet Ndroqi”, situata është më e qetë.
Vetëm 5 pacientë po marrin trajtim për pasojat e rënda që u ka shkaktuar koronavirusi. Rritja e infektimeve ditët e fundit ende nuk është reflektuar në spitale dhe sipas të dhënave të deritanishme, pjesa më e madhe e të infektuarve po e kalojnë si grip sezonal. (A2 Televizion)