
Blogeri opozitar në Bjellorusi, Roman Protasevich, u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpie. Konfirmimi është bërë nga disa eksponentë të opozitës.
Protasevich dhe e dashura e tij ruse, u ndaluan pasi autoritetet bjelloruse detyruan një avion të linjës Athinë-Vilnius të ulej në Minsk më 23 maj.
Ky veprim nxiti zemërim ndërkombëtar, me perëndimin që vendosi një sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe kompanive të Bjellorusisë. Protasevich gjendet tani në një apartament me qira në Minsk, njoftoi babai I tij.
Ai akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme me anë të shkrimeve kundër presidentit, Aleksandër Lukashenko. Në disa rrëfime për mediat vendase, blogeri opozitar ka kërkuar falje dhe ka vlerësuar presidentin bjellorus. Por këto rrëfime janë konsideruar të detyruara dhe jo të sinqerta. (A2 Televizion)