Guardiola, në mbrojtje të Xhakës: Është një lojtar i jashtëzakonshëm

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 21:40 | Futboll
Guardiola, në mbrojtje të Xhakës: Është një lojtar

Granit Xhaka është lënë jashtë ekipit për ndeshjen që Arsenali do të zhvillojë ndaj Wolves pas përplasjes që pati me tifozët në ndeshjen e fundit me ekipin.

Megjithatë, lojtari me origjinë shqiptare ka marrë një mbështetje të madhe nga ana e Pep Guardiola-s, i cili ka thënë se tiozët duhet ta mirëkuptojnë atë.

“Duhet t’i respektojmë fansat tonë. Por ndonjëherë nuk është e lehtë për lojtarët. E kuptoj Xhakën, emocionet, momentin. Nuk e di se çfarë po ndodh nga brenda dhe ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi as unë nuk mund t’i kontrolloj ndonjëherë emocionet, por duhet të provojmë. Në fund është vetëm një lojë, të kënaqemi, ta bëjmë më të mirën tonë, dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Xhakën e bëjnë absolutisht më të mirën e mundshme  për Arsenalin, për shokët dhe për t’i fituar ndeshjet. Ai është kapiten pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh ndonjëherë ta humbësh kontrollin. Do të harrohet, duhet të ecin para dhe me shpresën që do ta falin Xhakën, që të mund të tregojë se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm është ai”, tha Guardiola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos