
I ka harruar lotët ndaj Ajax, Cristiano Ronaldo. Sot ai festoi kampionatin e parë në Serie A, fitues si shpesh herë i ka ndodhur në karrierën e tij.
Ndeshja në Champions dhe disa video që qarkullonin në rrjetet sociale kishin vënë në dyshim vullnetin e ylli të futbollit botëror për të vazhduar eksperiencën në Torino, por pas festimeve të sotme është ai vetë që shpjegon gjithçka: “Jam shumë i kënaqur, kam fituar kampionatin në eksperiencën time të parë. Ka qenë një sezon i madh për ne. Në Champions nuk ia kemi dalë, por do të përpiqemi vitin e ardhshëm”.
Një deklaratë dashurie për ekipin e tij të ri, që vulos duke deklaruar se “nuk do të rri me “100%, por me 1000%”. (A2 Televizion)