
Manchester United apo Barcelona, vetëm një prej tyre do të presë një biletë për në fazën e 1/8 të Europa League. Pas barazim 2-2 në ndeshjen e parë në Camp Nou, gjithçka mbetet e hapur mes dy gjigantëve të futbollit europian.
Katalanasit nuk janë në formën më të mirë pasi tekniku Xavi duhet të bëjë formacionin pa tre lojtarë të rëndësishëm. Gavi është i pezulluar ndërsa Pedri dhe Osman Dembele do të mungojnë për shkak dëmtimi.
Nga ana tjetër, dhe Djajtë e Kuq nuk janë me organikën më të mirë. Tekniku Ten Hag ende vuan mungesën e Marcial, Erikssen, Antony ndërsa Maguire është në dyshim. Megjithatë, siç e thanë dhe dy trajnerët në prag të sfidës, çdokush që do të luajë do të japë maksimumin pasi në fund vetëm njëra skuadër do të vijojë rrugëtimin në Europë.
Edhe ndeshjet e tjera rezervojnë emocione të mëdha. Pas humbjes minimale në Salsburg, Roma kërkon përmbysjen në Olimpico. Skuadra e Jose Mourinho nuk ka çfarë të humbasë ndonëse mungesat e rëndësishme mund ta penalizojnë jo pak tekniku portugez.
Tami Abraham dhe Paolo Dybala nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës, ndërsa austriakët kanë mungesa në mesfushë dhe sulm. Nga ana tjetër edhe Juventus do të luajë vetëm për fitore ndaj Nantes në Francë. Bardhezinjtë barazuan 1-1 në Torino çfarë ia vështirëson dhe më shumë detyrën këtë mbrëmje, megjithatë gjithçka mund të zgjidhet nga cilësia dhe eksperienca që lojtarët kanë.
Llogaritë janë të hapura dhe te dueli Unioni Berlinit - Ajaks, ku sfida e parë në Amsterdam përfundoi në një barazim pa gola.
(A2 Televizion)