Çrregullimet e shëndetit mendor te fëmijët, psikiatrja jep alarmin: Janë shtuar tentativat e vrasjes tek adoleshentët

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 10:14 | Aktualitet
Çrregullimet e shëndetit mendor te fëmijët, psikiatrja jep

Pandemia ka ndikuar në rritjen e sëmundjeve mendore edhe te fëmijët. Në studion e “Ditari” në A2 CNN mjekja psikiatre Sonila Tomorri dha alarmin se janë shtuar rastet e tentativave të vrasjes te vajzat e moshës nga 12-17 vjeç, përveç depresionit, ankthit, frikës dhe pasigurisë.

 “Ndikimet e pandemisë janë të qarta në disa aspekte të shëndetit mendor të fëmijëve dhe kjo vërehet që prej fundit të izolimit të 2020-s. Ankthi, frika, izolimi social, një lloj pasigurie. Ka ndryshime në sjelljen e tyre. Janë shtuar me 40% konsultat për moshën 5-17 vjeç në të gjithë botën për problematikat e shëndetin mendor. Ajo që është më shqetësuese është se rreth 50% në mars-tetor 2020 ka pasur tentativa vetëvrasjeje te vajzat e moshës 12-17 vjeç”.

https://a2news.com/2022/04/25/crregullimet-mendore-te-femijet-pandemia-po-rrit-rastet-mjeket-keshillojne-prinderit/

Përveç tentativës së vetëvrasjes tek adoleshentët vërehet edhe rënia në mësime, humbja e shpresës dhe interesi për të ardhmen. Për këtë, mjekja këshillon prindërit që të jenë të vëmendshëm dhe të marrin seriozisht sjelljen e fëmijës.

“Tek adoleshentët mund të kemi rënie në mësime që është shenjë e depresionit, vetëvlerësimi i ulët, izolimi social, mërzi. Një lloj tendence për vetëdëmtim vihet re në këto mosha sidomos nga  12-17 vjeç që nga mendime apo tentativa për të vrarë veten. Duhet të jemi të vëmendshëm. Të gjitha duhen marrë seriozisht. Tek adoleshenca humbet shpresa dhe interesi për të ardhmen. Përdorimi i rrjeteve sociale është shtuar”.

Ndërsa për foshnjat deri në parashkollor, psikiatrja vëren se ka shtim të krizave të inatit, ngecje në zhvillim, jo progres në komunikim, çrregullime të gjumit, apo edhe rikthime të sjelljeve që janë kaluar.

“Te foshnjat deri në parashkollor mund të kemi shtim të sjelljeve si kriza inati, ngecje në zhvillim, jo progres në komunikim, gjuhë e ndërveprim, çrregullime të gjumit, ose me zgjime të shpeshta natën. Mund të kemi rikthime të sjelljeve që janë kaluar, si urinimi natën. Pamundësi për të bërë lojëra të përbashkëta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos