
Këngë, valle dhe karnavale për tre dite, është mënyra sesi banorët e Nartës festojnë Pashkën ortodokse. Edhe pse një traditë pagane, që simbolizon largimin e së keqes dhe shpirtrave të këqinj, karnavalet e famshme të Nartës kremtohen për Pashkë.
Në fakt, janë vetë banorët e zonës që tregojnë se kjo mënyrë e festimit është trashëguar prej qindra vitesh në këtë zonë.
Fshati e ruan traditën edhe si një formë e kthimit në shtëpi e atdhe pasi një pjesë e konsiderueshme e banorëve jetojnë kryesisht jashtë vendit.
Karnavalet e Nartës nisin mesditën e së dielës së Pashkës dhe vijojnë për tre ditë me radhë, dhe pas dy viteve pandemi kjo është hera e pare që fshati i rikthehet plotësisht traditës. (A2 Televizion)