All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Më pranë “botës së krimit”, rriten procedimet ndaj fëmijëve, shërbejnë si “çirakë” të grupeve mafioze

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 18:00 | Aktualitet
Më pranë “botës së krimit”, rriten procedimet
All - Paragraf - 1

Kriminaliteti po ushqen brezat e rinj në vend. Orientimi në këtë drejtim i fëmijëve shqiptarë vijoi edhe vitin e shkuar. Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se procedimet penale ndaj të miturve gjatë 2021-itshit arritën në 704, duke shënuar kështu një rritje me mbi 47 për qind krahasuar me 2020-n, ndërsa deri në moshën 14-vjeçare ata nuk mbajnë përgjegjësi ligjore.

Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, vjedhjet dhe plagosjet janë veprat penale më të përhapura te të miturit.

All - Paragraf - 3

Numrat në rritje të minorenëve të përfshirë në akte kriminale ekspozojnë një tjetër fenomen edhe më shqetësues, atë të shfrytëzimit të tyre nga grupet e organizuara kriminale, të cilat në shumicën e rasteve nuk identifikohen dhe as ndëshkohen. 

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregojnë se di në muajin mars, në institucionet e vuajtjes së dënimit gjendeshin 18 fëmijë, 16 të paraburgosur dhe 2 të dënuar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos