U fuste të dënuarve sende të paligjshme dhe vidhte karburant, zbulohen arsyet e arrestimit të Ervis Zikës

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 09:35 | Aktualitet
U fuste të dënuarve sende të paligjshme dhe vidhte karburant,

Drejtori i komanduar i burgut të Reçit, Ervis Zika, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Mësohet se Zika ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgut. Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara për t'ia dhënë të dënuarve.

https://a2news.com/2022/04/26/shkbb-arreston-drejtorin-e-komanduar-ne-burgun-e-recit-ne-shkoder/

Gjithashtu, mësohet se në lidhje me vjedhjen ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Dyshohet se për vjedhjen e karburantit janë edhe persona të tjerë nën hetim, punonjës të burgut, që kanë lejuar veprimet e Zikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos