
Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e ftuar në studion e “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, u shpreh se kësaj partie i duhet një lider i ri.
“Partisë Demokratike i duhet një lider i ri. Nuk po del askush dhe ky është dëshpërimi më i madh në PD, që nuk lejojmë liderat e rinj që të rriten dhe t’i mbështesim të gjithë. Ka shumë figura dinjitoze, të papërfolur, të papërlyer, që mendojnë për të mirën e PD-së dhe jo për interesat personale”, tha Çupi.
“Pafund ka PD-ja njerëz dinjitozë, përpos zotit Berisha dhe zotit Basha”, shtoi deputetja demokrate. (A2 Televizion)