Daçiç-Prishtinës zyrtare: Hiqni taksën dhe nisim dialogun

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 22:22 | Ballkani
Daçiç-Prishtinës zyrtare: Hiqni taksën dhe nisim

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të heqë taksën e vendosur një vit më parë ndaj mallrave serbe dhe më pas të nisë dialogu.

Ai dhe theksoi se ‘Prishtina mori një vendim të tillë pas votimit të pasuksesshëm në Interpol’. “Me gjithë dënimin e bashkësisë ndërkombëtare, ato kanë qenë në fuqi për një vit. Dëmi është disa qindra milionë dollarë dhe po rritet çdo ditë”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Qeveria e Haradinajt ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk do të tërhiqet derisa Beogradi të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos