Ndër të parët që morën vaksinën, Pipero infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 10:46 | Aktualitet
Ndër të parët që morën vaksinën, Pipero infektohet

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/19/nder-te-paret-e-vaksinuar-ne-shqiperi-pipero-ka-ende-skeptike-por-efektet-anesore-jane-minimale/
https://a2news.com/2020/12/05/ceo-i-pfizer-nuk-ka-garanci-qe-te-vaksinuarit-nuk-e-transmetojne-koronavirusin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos