Dajçi për zgjedhjet lokale: Do të votojmë atë që angazhohet për problemin e përmbytjeve

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 15:41 | Aktualitet
Dajçi për zgjedhjet lokale: Do të votojmë atë që

Këto janë pamje të përmbytjeve në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër dhe që vitet e fundit janë përsëritur thuajse çdo funddimri dhe fillimpranvere. Deri më tani, asnjë dëmshpërblim dhe asnjë zgjidhje për këtë problematikë, që dëmton banesa, orendi, të mbjella dhe bagëti.

10 mijë banorë të kësaj zone kanë të njëjtin problem; përmbytjet dhe dëmshpërblimet e munguara. Dhe ndërkohë që po afron dita e zgjedhjeve në Bashkinë e Shkodrës, këta banorë kanë peshën me votën e tyre në përcaktimin e kryebashkiakut të ri të Shkodrës, i cili do të marrë votat e tyre vetëm nëse angazhohet seriozisht me hallet e këtij komuniteti.

Në të kundërt, banorët po vlerësojnë edhe bojkotin e zgjedhjeve

Janë qindra milionë lekë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në këtë zonë, që sipas banorëve shkaktohen nga shkarkimet e pakontrolluara të hidrocentraleve, ndërsa sipas autoriteteve qendrore janë si pasoje e ndërtimeve në vende të papërshtatshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos