Parashikimi i motit, ngricat vijojnë edhe sot, nga nesër rritje e ndjeshme e temperaturave

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 09:28 | Aktualitet
Parashikimi i motit, ngricat vijojnë edhe sot, nga nesër rritje e

Gjatë ditë së sotme, ngricat do të vijojnë në pjesën më të madhe të vendit, por nga dita e nesërme, temperaturat rriten ndjeshëm në të dyja vlerat ditore, minimalet ngjiten në -2°C dhe maksimalet në 16°C.

Vranësirat do të jenë më të dukshme, kryesisht në zonat verilindore, ndërsa Ultësira Perëndimor do të ketë diell, gjatë ditës së sotme.

Edhe për ditët në vijim, nga e enjtja e deri në fundjave, moti do të vijojë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Era është dobësuar ndjeshëm dhe do të fryjë mesatare edhe në brigjet detare dhe e lehtë në tokë. Ndërsa dallgëzimi nuk do t’i kalojë 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos