
Dakordësia e arritur për çështjen e targave duket se do të rishikojë vendimin e fundit të BE për çështjen e vizave të Kosovës.
Mediat kosovarë bëjnë me dije se presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se do të kthejë në agjendë propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Zëdhënësja Eva Hrncirova shprehet se kjo çështje do të jetë në agjendë të takimeve gjatë javëve në vijim, por pa dhënë një datë të saktë.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian hoqi më herët nga agjenda e takimit të djeshëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024. (A2 Televizion)