Osmani falënderon Amerikën për arritjen e marrëveshjes në Bruksel

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 07:41 | Kosova
Osmani falënderon Amerikën për arritjen e marrëveshjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Twitter, ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1595533217972510753

A2 CNN Livestream

Latest Videos