SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Një hap gjigant

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 07:33 | Kosova
SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Një

Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat, duke e cilësuar atë një hap gjigant përpara drejt qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price, ka përgëzuar të dy vendet, ndërsa u ka bërë thirrje, që të përqendrohen plotësisht në normalizimin e marrëdhënieve, nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e DASH.

https://twitter.com/StateDeptSpox/status/1595583272540856320

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, thuhet më tej në deklaratë.

Edhe këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, shkroi ai në rrjetin Twitter.

https://twitter.com/CounselorDOS/status/1595583734979432450

Kosova dhe Serbia arritën të mërkurën në mbrëmje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/kosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshjen-per-targat/
https://a2news.com/2022/11/24/osmani-falenderon-ameriken-per-arritjen-e-marreveshjes-ne-bruksel/
https://a2news.com/2022/11/24/lajcak-falenderon-kryenegociatoret-dhe-shba-ne-per-arritjen-e-marreveshjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos