Dakordësia Thaçi-Vuçiç, Hooper: Ekziston marrëveshja për shkëmbim territoresh

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 10:08 | Kosova
Dakordësia Thaçi-Vuçiç, Hooper: Ekziston

James Hooper, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, pohoi se ekziston një marrëveshje mes Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiçit, e cila përfshin dhe shkëmbimin e territorit, por vështirësia është tek zbatimi i saj.

Hopper, me përvojë në negociatat diplomatike dhe në çështjet e Ballkanit, i tha “Zërit të Amerikës” se “nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa një element territorial”.

Nuk dihet se si do të veprojë Albin Kurti pas kalimit nga opozita në qeveri, thotë Hopper, i cili pohon se Kurti do të gjendet përballë realitetit dhe për të mund të jetë një realitet i vështirë për t’u pranuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos