Dalin rezultatet, optimizëm, por edhe pak zhgënjim nga vaksina e Oksfordit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 08:49 | Bota
Dalin rezultatet, optimizëm, por edhe pak zhgënjim nga vaksina e

Ka lumturi dhe pak zhgënjim në komunitetin shkencor pas deklaratës për rezultatin e testimeve të vaksinës kundër SARS-COV-2 nga universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me grupin farmaceutik Astra Zeneca.

Pas testimeve mbi më shumë se 20 mijë vullnetarë, në Britaninë e Madhe, por edhe në Brazil, vaksina ka dhënë një mbrojtje në 70% të rasteve. Një rezultat i mirë, por jo në nivelin e dy konkurrenteve të tjera, Pfizer dhe Moderna, që deklaruan se ishin rezultativ në 95% të rasteve.

Gjithsesi, lajmi i arritjes së vaksinës të përgatitur nga Oksfordi mbetet një lajm shumë i mirë, për vetë karakteristikat e vaksinës.

Vaksina Oksford-Astra Zeneca është ndjeshëm më e lirë se dy të tjerat dhe mund të depozitohet në mënyrë më të thjeshtë dhe me temperatura më të larta se dy të tjerat, duke i dhënë mundësi transportit edhe në vende që nuk kanë infrastrukturën e duhur për vaksinat e Pfizer dhe Moderna.

Studiuesit treguan se përqindja e mbrojtjes rritej gjithsesi në 90%, për arsyeje ende të paqarta, kur vullnetarëve i injektohej fillimisht një gjysmë doze vaksine në fillim dhe më pas një dozë të plotë.  

Sipas universitetit, janë 4 milionë vaksinat e gatshme nga Astra Zeneca, dhe 95 milionë pritet të prodhohen në javët në vijim, por kjo do të ndodhë vetëm pas miratimit të autoriteteve shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos