
Ylli brazilian, Dani Alves, është lojtari më i suksesshëm në aktivitet. Në moshën 36-vjeçare, pas titullit kampion të fituar me Paris SG, mbrojtësi numëron plot 42 trofe në karrierë.
Një shifër që pritet të rritet, sepse klubi parisien mund të fitojë edhe Kupën e Francës. Ky ishte trofeu i 39-të në rang klubesh, pas sukseseve me Seville dhe Juventus, ndërsa momenti magjik në karrierë ishin tetë sezonet e kaluara te Barcelona, ku fitoi plot 23 trofe.
Pas rekordit, ai vendosi të festojë duke notuar në dhomat e zhveshjes. Dani Alvesh lë pas vetes legjendën egjiptiane, Hosam Hasan me 41 trofe, Andres Iniesta, Maksuell dhe egjiptianin tjetër, Ibrahim Hasan me 37 tituj. (A2 Televizion)