
Pas një sezoni fantastik në Serinë B italiane te Cosenza, Kastriot Dermaku është njeriu i momentit në merkato. Edhe pse për ish-trajnerin kuqezi, Cristian Panucci lojtari nuk ishte i vlefshëm, duke mos e grumbulluar në skuadër prej nëntorit 2018, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga ligat më të mëdha europiane.
Lajmi më i bujshëm rreth 27-vjeçarit, është se për shërbimet e tij po interesohen gjigandët turq të Besiktas. Klubi nga Stambolli ka nisur kontaktet për afrimin e mbrojtësit në merkaton e verës. Gjatë kësaj kohe, për Dermakun, i cili largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, interes kanë shfaqur edhe dy klubet e Serisë A, Bolonja dhe Torino. (A2 Televizion)