
Pas eliminimit nga Barcelona në Champions League, Manchester United ka marrë një tjetër goditje të rëndë, këtë herë në Premier League, në një humbje 4-0 në fushën e Everton.
Të besuarit e norvegjezit Solskjaer dështuan në të gjitha drejtimet në “Goodison Park”. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin e dy golave të vendasve, ndërsa fillimi i 45 minutave të dyta ishte një tmerr i vërtetë për “Djajtë”, të cilët pësuan edhe 2 gola të tjerë.
Kjo humbje e komplikon shumë tashmë objektivin Champions për Manchester United, që përfundon në vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë, ndërsa Arsenali dhe Chelsea janë me dy pikë më shumë. (A2 Televizion)