DASH dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës: Të shmanget përshkallëzimi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 14:02 | Kosova
DASH dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës: Të

Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës. Këtë e tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës. Komentet e zëdhënësit të DASH pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të enjten një polik u plagos pas një sulm me armë.

Tensionet në zonë janë rritur në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave veriore, pas largimit të serbëve. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”, zëdhënësi i DASH.

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se pasi të pranojë vlerësimet e organeve të sigurisë, do të konsultohet me partitë politike për të shtyrë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos