Nga jashtë Parlamentit, në fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Europa Tani premton formimin sa më të shpejtë të qeverisë në Malin e Zi

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 10:28 | Ballkani
Nga jashtë Parlamentit, në fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Europa

Partitë pro-europiane triumfuan në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, me Lëvizjen Europa tani që siguroi rreth 26 për qind të votave apo 24 mandate në parlament. Megjithatë ato nuk i mjaftojnë për të krijuar e vetme qeverinë.

Millojko Spajiç, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani, në fjalimin e tij të parë paszgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti jo parlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviç, dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç.

“Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë në Europë, që një parti jo-parlamentare, e cila ka ekzistuar që prej gushtit të kaluar, për 10 muaj të fitojë zgjedhjet, dhe të triumfojë kundër atyre që uzurpuan resurset e vendit tonë… Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha ai.

Sipas rezultateve paraprake, i dyti renditet koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Koalicioni pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 15 për qind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA i Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12,5 për qind ose 11 mandate.

Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi rreth 7 për qind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

Një ndryshim i madh ndodhi te koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik është ndarë tashmë në tri parti të pavarura dhe në këto zgjedhje shënoi një rënie të theksuar. Zgjedhjet u konsideruan si vendimtare për malin e zi, i cili prej 3 vitesh përjeton një krizë politike, ku 2 qeveri janë rrëzua me mocion mosbesimi.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/12/shqiptaret-me-gjashte-deputete-kush-jane-parlamentaret-e-rinj-te-malit-te-zi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos