Deklaratat për Kosovën, gazetarët kritika Ramës, Prishtina indiferente

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 19:33 | Politikë
Deklaratat për Kosovën, gazetarët kritika Ramës, Prishtina

Kritikat publike të kryeministrit Rama për Kosovën nuk kanë marrë reagim nga Prishtina zyrtare.  Duke treguar se si u pritën deklaratat e kreut të qeverisë nga politikanët kosovarë, gazetari Jeton Musliu argumenton dhe indiferencën e Prishtinës.

 “Duan të distancohen nga presioni i Ramës, ndaj dhe nuk kanë reaguar”

Musliu, kritikat e Ramës, i sheh si vazhdimësi e qasjes së tij ndaj Kosovës.

“Rama ka patur gjithnjë qasjen që propozimet e tij nuk kundërshtohen. Ai ka vetëm të drejtë, e gjithçka që thotë duhet të implementohet nga politika e Kosovës”.

Analisti Ben Andoni, posimin e kryeministrit Rama, e sheh si aksidental.

“Reagimin e Ramës e quaj si një aksident. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për diçka, empatia për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm për kohën e luftës, por edhe situatën aktuale. Kosova i ngjan diçkaje që akoma është duke lëpirën plagët e veta që nuk kanë ikur. Kosova ka shumë dhimbje dhe këto nuk janë vetëm nga 1999, por edhe shumë më herët”.

Këshillat e Ramës ndaj Kosovës për dialogun dhe lodhjen e Bashkimit Europian, për Jeton Musliun janë populiste, me të cilat kreu i qeverisë shqiptare merr një rol që s’i takon. Argumentimi i Musliut gjen mbështetjen e Ben Andonit.

Duke cekur iniciativën e Ballkanit të Hapur, Andoni shprehet skeptik për ecurinë e këtij procesi, ndërsa shprehet se nisma favorizon më shumë Serbinë.

Iniciativa ka ftohur dhe më shumë marrëdhëniet institucionale mes Prishtinës dhe Tiranës, por për Jeton Musliun, e rëndësishme është që paçka politikës, marrëdhënia e qytetarëve shqiptarë në të dy shtetet mbetet e pacenuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos