Një tjetër gëzim i madh për sulmuesin Lautaro Martinez, në një sezon përrallor për sulmuesin kampion bote të Inter dhe kombëtares ‘Albiçeleste’.
'Toro' dhe mahnitësja Agustina Gandolfo kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke u kremtuar në një ceremoni në Villa d'Este, në liqenin e Komos, me të afërmit, miqtë dhe shokët e skuadrës së sulmuesit argjentinas te Inter dhe kombëtarja.
Ata u celebruan në një ceremoni madhështore, ku nuk mungoi klasi në veshjet që 120 të ftuarit kishin zgjedhur për këtë natë magjike.
Një martesë plotë me kampione bote si Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister dhe Nicolas Tagliafico.
Megjithatë, mungoi në ceremoninë e dasmës Lionel Messi, i cili, pavarësisht ftesës, nuk është zhvendosur nga Barcelona, ku merrte pjesë në koncertin e Coldplay.
Shokët e Lautaros te Interi ishin të pranishëm të gjithë, duke treguar se atmosfera në ekip është pozitive kur mbeten më pak se dy javë nga finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll.
















Në dasmën e mikut të tij nuk mungoi as një ish si Achraf Hakimi, i cili pavarësisht stresit të divorcit, fluturoi nga Parisi drejt Milanos.
Ishin pikërisht të ftuarit ata që treguan momente pikante nga dasma teksa postuan në rrjetet sociale imazhe nga festa.
Ceremonia duket shumë elegante me përzgjedhjen e dritave rozë, ndërsa ajo që shkëlqen është nusja, që ka përzgjedhur një fustan të bardhë nga Atelier Emé.
Gjithashtu vihet në pah barku i nuses, shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, i cili do të quhet Theo (vajza e madhe Nina është dy vjeçe). Lautaro shfaqet tepër sportiv me një xhaketë ‘bomber’, ndërsa pas ceremonisë ka hequr edhe këpucët me majë, për të veshur atlete. (A2 Televizion)