All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Manovra e rrogave, Juventusi pranoi heqjen e 10 pikëve, gjobitet me 718 mijë euro

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 15:02 | Futboll
Manovra e rrogave, Juventusi pranoi heqjen e 10 pikëve, gjobitet me 718
All - Paragraf - 1

Çështja kundër Juventusit ka marrë verdiktin e formës finale. Kjo për faktin se klubi bardhezi prani të bëjë marrëveshje me prokurorinë federale, duke i dhënë fund hetimit sportiv.

Skuadra torineze pranoi dënimin me heqjen e 10 pikëve për plusvalencat në bilance nga shitja e lojtarëve dhe u gjobit edhe me 718 mijë euro për manovrën e rrogave. Në këmbim, bardhezinjtë pranuan të mos bëjnë asnjë lloj apelimi të vendimeve të prokurorëve.

Marrëveshja ndërmjet palëve u pranua edhe nga Gjykata federale, me çështjen që tashmë mund të cilësohet e mbyllur. Duke pranuar marrëveshjen me prokurorët, Juventusi pranoi që heqjes së dhjetë pikëve në renditje i ka kaluar afati i rigjykimit.

Ndërkohë, gjoba prej 718 mijë eurove e dhënë për manovrat me rrogat e lojtarëve, duhet të ndahet mes klubit dhe drejtuesve të përfshirë. Me zhvillimin më të fundit, Juventusi është zyrtarisht jashtë Champions. Bardhezinjtë pranuan ta mbyllin çështjen për të evituar penalizime në kampionatin e ri.

Megjithatë, rreziku i përjashtimit nga kupat e Europës ende nuk është larguar. Edhe pse në bazë të renditjes skuadra e Allegrit mund të besojë te pjesëmarrja në Europa League, ose të paktën në Conference League, fjalën e fundit do ta thotë UEFA. Përjashtimi nga arena ndërkombëtare prej hetimit të pavarur të konfederatës europiane të futbollit mbetet ende një mundësi tejet aktuale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos