Dasmë në pandemi, gjobitet një tjetër lokal

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 08:57 | Aktualitet
Dasmë në pandemi, gjobitet një tjetër lokal

Policia e Krujës ka gjobitur një tjetër lokal në zonën e Fushë Krujës pasi kishte organizuar një dasmë, në shkelje të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për këtë arsye, në zbatim të ligjit, ndaj administratorit të lokalit I. T. u vendos një masë ndëshkimore prej 1 milion lekësh.

Akti Normativ që ndalon grumbullimet e mëdha të njerëzve për të parandaluar përhapjen e Covid ka hyrë në fuqi prej disa muajsh, por shumë lokale e kanë thyer duke organizuar dasma e ceremoni të ndryshme dhe janë gjobitur me shuma të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos