Data e zgjedhjeve, Begaj nis konsultimet, thërret edhe demokratët e Berishës

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 15:30 | Politikë
Data e zgjedhjeve, Begaj nis konsultimet, thërret edhe demokratët e

Presidenti Bajram Begaj nisi konsultimin me partitë parlamentare për të caktuar datën për zgjedhjet e përgjithshme vendore. I pari në listë ishte Oerd Bylykbashi, i cili i kishte propozuar kreut të shtetit datat 7 ose 14 maj për të zhvilluar zgjedhjet. Më shumë se sa datat, lajm ishte fakti se kreu i shtetit ka pranuar realitetin politik brenda, duke thirrur në konsultim edhe linjën e Sali Berishës.

I dyti në radhë ishte Ilir Meta, i cili u rikthye pas më shumë se dy muajsh brenda godinës që e udhëhoqi për pesë vite, por tashmë si kryetar i Partisë së Lirisë. “Nuk ka rëndësi data, rëndësi ka të publikohet sa më parë”, tha Meta pas takimit.

Aleatët e PD-së të cilët janë grupuar në Parlament si një formacion i vetëm ishin thirrur gjithashtu nga Begaj. Mediut, Dules, Shehit dhe Dukës i mjaftuan 20 minuta takim për t’i propozuar datën për zgjedhjet vendore. “Propozuam datën 14 maj si afati maksimal duke qenë se Kuvendi po shqyrton reformën territoriale dhe reformën zgjedhore”, tha Mediu.

Grupimin e demokratëve të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Presidenti Bajram Begaj do ta dëgjojë pasditen e së mërkurës. Ndërsa fjalën e fundit në rend kronologjik do ta thotë mazhoranca, paraditen e së enjtes, kur Taulant Balla do të takohet me kreun e shtetit për të shprehur preferencën e shumicës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos