Davis Cup, Nadal udhëheq Spanjën drejt çerekfinaleve

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 10:56 | Sporte të tjera
Davis Cup, Nadal udhëheq Spanjën drejt çerekfinaleve

Emra të mëdhenj por edhe surpriza siguruan një vend në çerekfinalet e “Davis Cup”, turneun tenistik në të cilën tensitët përfaqësojnë shtetet e tyre. Numri një në botë, Rafael Nadal me fitoren e kundër kroatit Borna Gojo, i dha një dorë Spanjës drejt kalimit në fazën me eliminim direkt ndërkohë që vendimtare ishte fitorja më herët e spanjollit tjetër, Bautista.

Kanadaja dhe Australia ishin dy përfaqësueset e tjera që siguruan një vend në 1/8-at. Anglia është në avantazh përballë Holandës për kualifikimin dhe kjo falë triumfit të britanikut Andy Murray ndaj tenistit Talon Grikspor. Fitore edhe për yllin serb, Novak Djokovic që mposhti japonezin Joshihiko Nishioka. Serbia përballet sot me Francën në një duel vendimtar për vendin e parë në grup dhe kualifikimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos