De Ligt i jep lamtumirën Juventusit, zgjedh gjigantët europianë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 09:04 | Futboll
De Ligt i jep lamtumirën Juventusit, zgjedh gjigantët europianë

Mungon vetëm zyrtarizimi. Mathijs De Ligt po përjeton orët e tij të fundit si një futbollist i Juventusit.

Bayern Munchen, pasi ka siguruar të ardhurat nga shitja e Robert Lewandowski, ka rritur ofertën dhe sipas mediave italiane, Juventusi tani është gati të shesë mbrojtësin holandez.

Oferta e gjermanëve është 75 milionë euro fikse, ndërsa do të ketë edhe bonuse të shumta që e rritin më tepër këtë shifër, duke e çuar deri në 90 milionë euro. Vetë futbollisti ka një akord paraparak me bavarezët dhe pritet të firmosë deri në vitin 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos