Debat për nisjen e shkollës, ekspertët të ndarë mes shtyrjes dhe fillimit më 14 shtator

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 14:31 | Sociale

Pas një viti të vështirë shkollor, fillimisht  tërmeti dhe tani  pandemia, fëmijët mezi presin rikthimin në klasa.

Kanë mall për njëri-tjetrin, nuk duan mësimin online, por kanë edhe frikë. Të njohur me rregullat e reja të zhvillimit të mësimit, fëmijët ashtu si dhe prindërit i tremben zbatimit të masave, veçanërisht higjienës dhe mbajtjes së maskave.

Jo vetëm eksperte e shëndetit publik, por edhe prind, Eugena Tomini pranon se respektimi i rregullave në shkollat është i vështirë. Sipas saj kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.

“Është grupi nga klasa e parë deri në të 5-ën, që nuk e kanë të detyrueshme, por të rekomanduar, ndërkohë që nga klasa e 5-të e tutje, mbajtja e maskës është detyrim. Ka problemet e veta, por duhet angazhim” thotë ajo.

Eugena Tomini

Ndërsa epidemiologu Alban Ylli, gjatë një interviste në A2 thotë referuar situatës epidemiologjike hapja e shkollave duhej shtyrë. Rifillimi i mësimit, edhe pse një vendim politik sipas tij, do të rrisë përhapjen e virusit dhe ndoshta mbylljen sërish të shkollave, dhe kthimin në mësim online.

Por çfarë do të ndodhë nëse pas 14 shtatorit rezultojnë mësues apo nxënës të infektuar?

Alban Ylli në A2

“Evidentimi i rasteve do të na çojë edhe drejt masave, nëse do të kemi vetëm mbylljen e një klase, shkolle apo izolimin e një grupi nxënësish”, thotë Tomini.

Një ditë më parë ministria e Arsimit publikoi tre skenarët e zhvillimit të mësimit në pandemi. Sipas planit shkolla do të nisë me disa turne dhe deri në orët e vona të mbrëmjes. Në varësi të përhapjes së virusit është planifikuar alternimi me javë, i mësimit në klasë dhe atij online nga shtëpia.

https://a2news.com/2020/08/10/viti-i-ri-shkollor-ekspertet-bashkejetese-e-re-me-virusin-shkollat-duhen-hapur/

Nëse ka rendim të situatës, shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet vetëm në distancë.  Ekspertët nuk kanë parashikime  për atë çka na pret, por  e sigurt sipas tyre është fakti se ne vjeshte e dimër do të jenë në qarkullim njëherësh koronavirusi dhe gripi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos