Debate për borxhin e ujësjellësit ndaj OSHE, Teliti: Po favorizoni në prag të zgjedhjeve

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 21:59 | Ekonomi
Debate për borxhin e ujësjellësit ndaj OSHE, Teliti: Po

Është shoqëruar me debate mes zv. Ministrit të Energjisë Ilir Bejtja dhe ekspertit të Ekonomisë në PD Dorian Teliti, diskutimi në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën e 800 kilovat orëve. Për ekspertin e ekonomisë Teliti, kjo duhet të ishte lëvizja e fundit e qeverisë dhe jo e para, bazuar edhe në deklaratën e një viti më parë të kryeministrit Rama kur shpalli krizën energjetike.

“Unë mendoj që lëvizja me çmimin duhet të ishte e fundit dhe ka ndodhur që është e para. Vitin e kaluar në tetor Rama shpalli krizën energjetike dhe kjo situatë mund të verifikohej sa i përket tregut vendas. Dhe ajo që duhet të bënte qeveria është ajo që kanë bërë vende të tjera. Duke ditur një krizë  të kontraktonte konteata porosie me çmim energjie më të ulët, krahasuar me çmimin aktual. Sa më pak kohë e në dispozicion aq më i lartë është çmimi”.

Në studion e A2 Business Teliti foli për borxhin e ujësjellës kanalizimeve që arrin shifrën e 200 milionë eurove, fakt ky që sipas tij po favorizohet për shkak të fushatës elektorale. Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga zv.ministri Bejtja, pasi sipas tij në tarifë është e miratuar humbja financiare dhe ky borxh ka ardhur duke u ulur në krahasim me qeverisje e demokratëve.

Pjesë nga debati

Teliti: A është e vërtetë që janë 200 milionë euro detyrime nga Ujësjellës-Kanalizimet e Shqipërisë ndaj OSHE?

Bejtja: Janë 17 miliardë lekë.  Janë 1.6 mld lekë që krijohen detyrime të maturuara dhe nuk ndikojnë.

Teliti: Janë 150 milionë euro?

Bejtja: Afërsisht.

Teliti: UKT e Tiranës deklarohet me 5 milionë euro debitore.

Bejtja: Ka energji nga Lanbregasi, nuk e merr nga ne.

Teliti: Figuron debitore këto janë fakte dhe të publikuara. Pse nuk ia merrni këto 150 milionë euro t’ia arkëtoni bashkive?

Bejtja: Është i provigjionuar 100% në tarifë, është e parashikuar.  Detyrimi vjetor i UKT nuk i kalon 1.6 miliardë lekët, afërsisht 12 milionë euro.

Teliti: I keni të gjitha instrumentat. Ne paratë për faturën e ujit i paguajmë. Ju doni të favorizoni kompanitë e Ujësjellës kanalizimeve në prag zgjedhjesh elektorale.

Bejtja: Pa energji elektrike nuk ke ujë, dhe ujësjellësit nuk i ndërpritet energjia

Teliti: Fakti Ujësjellësit nuk i ndërpritet energjia. Do të thotë që nuk duhet ta paguajë?  

Bejtja: Kur e kemi marrë nga ju detyrimi ndaj OSHE ka qenë 4 miliardë lekë dhe ka ardhur duke u ulur në 1.6 miliardë lekë.

Teliti: Kjo nuk është e vërtetë. Në tarifë është e miratuar humbja financiare me 12.3% të të ardhurave dhe ne kemi ardhur duke e ulur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos