Debate për garën në universitete, Shahini: Miratova kërkesën e rektorëve

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 17:02 | Aktualitet
Debate për garën në universitete, Shahini: Miratova

Gara për rektor dhe dekan në shkollat e larta publike shkakton debate edhe në parlament. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e thirrur në një interpelancë urgjente nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare sqaroi se perse zgjedhjet u vendosën në 30 korrik, pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë.

Ndërsa deputetja Florjana Dhimitri, njëherësh kryetare e komisionit të edukimit, deklaroi se ministrja Shahini ka shkelur ligjin e arsimit të lartë edhe rregullore e pandemisë.

Pavarësisht debateve dhe brenda politikës për zgjedhjet në universitete, kandidatët për rektor dhe dekanë janë në ditët e fundit të fushatës.

Në 30 korrik, në kushtet e pandemisë, shkollat e larta publike do të zhvillojnë zgjedhjet për drejtuesit e rinj të këtyre institucioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos